Umbria
Umbria
Umbria | |
|---|---|
| Regione Umbria | |
Vendndodhja e Umbrias në Itali | |
| Shteti | Italia |
| Kryeqendra | Peruxhia |
| Qeverisja | |
| • Presidentja | Stefania Proietti |
| Sipërfaqja | |
• Total | 8,463.97 km2 (3,267.96 sq mi) |
| Popullsia (1 janar 2025)[1] | |
• Total | 851.473 |
| • Dendësia | 10,060/km2 (26,100/sq mi) |
| Ndarja administrative | 2 provinca |
| Numri i komunave | 92 |
| Faqja zyrtare | www |
Umbria është një rajon në Italinë qendrore, me kryeqendër Peruxhian. Ajo kufizohet me Toskanën në veriperëndim dhe perëndim, me Marken në veri dhe lindje, si edhe me Lacion në jug dhe jugperëndim. Rajoni është i vetmi në Italinë qendrore pa dalje në det. Me 851.473 banorë më 1 janar 2025, Umbria është një nga rajonet më të vogla të Italisë, por edhe një nga më të rëndësishmet për historinë, peizazhin, spiritualitetin dhe trashëgiminë artistike.[1][2][3]
Që nga viti 2024 presidente e rajonit është Stefania Proietti.[4][5]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Umbria shtrihet në zemër të gadishullit italian dhe ka një territor kryesisht kodrinor e malor. Ajo përfshin pjesë të Apenineve, lugina të gjera të brendshme dhe pellgun e sipërm e të mesëm të Tiberit. Në pjesën juglindore rajoni prek vargmalin apenin, ndërsa në pjesët e tjera mbizotërojnë kodrat, fushat e brendshme dhe qendrat historike të vendosura në lartësi.[2]
Ndër elementet më të njohura natyrore të Umbrias janë Liqeni Trasimeno, që është një nga liqenet më të mëdha të Italisë qendrore, dhe Ujëvara e Marmores, një nga ujëvarat më të njohura të Italisë dhe ndër më të lartat në Evropë. Peizazhi i rajonit, i përbërë nga pyje, lugina, fusha dhe qyteza kodrinore, është një nga tiparet themelore të identitetit të tij.[6][7]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Umbria ka rrënjë shumë të lashta dhe emri i saj lidhet me Umbrët, një nga popullsitë italike të antikitetit. Në epokën romake territori u integrua thellësisht në sistemin rrugor, urban dhe administrativ të Romës, ndërsa më vonë u bë pjesë e zhvillimeve politike e fetare të Italisë qendrore.[2][3]
Në Mesjetë Umbria u dallua për zhvillimin e komunave dhe të qendrave fetare, artistike e tregtare si Peruxhia, Asizi, Orvieto, Spoleto dhe Todi. Rajoni u lidh ngushtë me figurën e Shën Françeskut të Asizit, gjë që i dha Umbrias një rol të veçantë në historinë fetare dhe kulturore të Evropës.[3][8]
Ndarja administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas të dhënave më të fundit, Umbria përfshin 92 komuna dhe 2 provinca.[1][9]
| Stema | Emri shqiptar | Emri italian | Lloji | Kryeqendra | Komuna |
|---|---|---|---|---|---|
| Provinca e Peruxhias | Provincia di Perugia | Provinca | Peruxhia | 59 | |
| Provinca e Ternit | Provincia di Terni | Provinca | Terni | 33 |